Lifestyle
Katër ushqimet që do të ju ndihmojnë të humbni peshë
Demokracia
10:45 | 05 Mars 2021

Share:

Pesha ideale është një faktor me të cilin obsesionohemi shumicën e kohës për shkak të dukjes fizike, mirëpo problemet me peshë nuk përfundojnë këtu.

Të qenit mbi ose nën peshë mund të ndikojë në balancin e hormoneve tuaja, duke ju shkaktuar shumë probleme tjera shëndetësore si rrjedhojë, transmeton Demokracia.com

Shumica e dietave vetëm e përkeqësojnë gjendjen tonë duke na mohuar vlerat ushqyese të domosdoshme, mirëpo disa prej ushqimeve mund të ju ndihmojnë të hiqni peshën e tëpert duke ngrënë.

Vezët

Edhepse shumë shpesh përmenden për kaloritë e larta, vezët janë ushqimi i duhur nëse jeni duke dashur të humbni kilogramë. Kaloritë do të ju japin një ndjenjë ngopje për një kohë të gjatë, duke e furnizuar organizmin me vlerat ushqyese që i duhen.

Speci djegës

Përmbajtja e lartë e kapcinës e pranishme te specat djegës do të ndihmojnë në humbjen e dhjamit në pjesë e barkut, duke e shëndrruar ushqimin në energji.

Spinaqi

I pasur me vitamin A, hekur dhe folate, konsumimi i spanakut do të ju zvogëlojë oreksin, ndërsa përbërësi i quajtur tilakoide do të nxit trupin të djeg dhjamin.

Hudhra

Edhe të hudra një përbërës i quajtuar acilinë, ka aftësinë të eliminojë yndyrnat trupore./Demokracia.com

 

Të ngjashme