Lajme
Katër të vdekur pas përplasjes së një treni dhe një autobusi në Sllovaki – detaje dhe pamje
Demokracia
20:02 | 27 Qershor 2024

Share:

Katër persona kanë humbur jetën pasi një tren dhe një autobus u përplasën në Sllovaki.

Sipas mediave të huaja pesë të tjerë u plagosën në aksidentin e ndodhur në qytetin jugor të Nove Zamky.

Motori i trenit ishte në flakë, ndërsa autobusi u dëmtua rëndë në aksident, thanë zyrtarët hekurudhor.

Ai po udhëtonte nga kryeqyteti çek, Praga, për në kryeqytetin hungarez të Budapestit.

Më shumë se 100 njerëz ishin në bordin e shërbimit të Eurocity kur aksidenti ndodhi pak pas orës 17:00 me orën lokale, tha kompania hekurudhore ZSSK.

Ndërkohë autoritetet e Sllovakisë konfirmuan vdekjet dhe të plagosurit.

Të ngjashme