Lajme
Katër të vdekur dhe 219 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
Demokracia
14:29 | 05 Gusht 2021
Foto Ilustrim

Share:

Në Maqedoninë e Veriut numri i rasteve të reja me Covid-19 ka shënuar sërish rritje të ndjeshme brenda 24 orëve të fundit. Në mbarë vendin nga 4 mijë e 713 teste të kryera janë regjistruar 219 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve nga 65 vetëm në Tetovë dhe Shkup.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 30 pacientë, shkruan Alsat.

Si pasojë e infektimit me koronavirus, brenda 24 orëve jetë kanë ndërruar katër pacientë, dy nga Shkupi, dhe nga një viktimë në Tetovë dhe Kërçovë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 156 mijë e 926 raste, prej të cilëve 150 mijë e 470 janë shëruar, kurse 5 mijë e 501 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht  955 raste aktive me virusin korona.

Të ngjashme