Lajme
Katër të lënduar në një aksident në Podujevë, policia jep detaje
Demokracia
14:19 | 07 Shkurt 2021
Foto Ilustrim

Share:

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mesditësn e së dielës në Podujevë.

Në Podujevë, mesditës e sotme kanë mbetur të lënduar katër persona si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë.

Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 12:00, ne rrugën “Nuhi Gashi”, në Podujevë  ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në levizje. Si pasojë e aksidentit, janë lenduar katër persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.

Sipas saj me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut./Demokracia.com

Të ngjashme