Lajme
Katër senatorë amerikanë reagojnë pas dështimit të marrëveshjes në Bruksel
Demokracia
10:46 | 22 Nëntor 2022

Share:

Senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Chris van Hollen, Thom Tillis, dhe Ron Johnson kanë thënë se janë të zhgënjyer që Kosova e Serbia nuk kanë arritur një marrëveshje për targat.

Në një deklaratë të përbashkët për media, katër senatorët kanë thënë se kjo vë në rrezik paqen që u fitua me aq shumë mund.

“Ne jemi të zhgënjyer me mungesën e përparimit në gjetjen e një rruge diplomatike para mes qeverive të Kosovës dhe Serbisë për të zgjidhur çështjen e targave në entitetet serbe në Kosovë. Ne jemi të shqetësuar për rrezikun e dhunës dhe jostabilitetit në rajon, që vë në rrezik paqen e fituar me aq vështirësi”, thuhet në deklaratë.

“Ne përkrahim angazhimin e BE-së për të arritur një zgjidhje paqësore të kësaj çështje, dhe inkurajojmë kryeministrin Albin Kurti të shtjerë gjitha mjetet diplomatike për të arritur një zgjidhje paqësore me presidentin Vuçiq në këtë çështje. Po ashtu shprehim vlerësimin për trupat tanë të KFOR-it që luajnë rol vendimtar në mbajtjen e paqes në rajon”, thuhet në reagimin e senatorëve amerikanë.

Të ngjashme