Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve në rajonin e Prishtinës kanë ndodhur katër raste të posedimit të narkotikëve.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, në Prishtinë janë arresuar dy persona të dyshuar, pasi që gjatë kontrollit tek te njëjtit është gjetur dhe konfiskuar 7.3 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë dhe dy mullinj për bluarje të substancës narkotike, raporton Demokracia.com
“Rr. Qëndresa, Prishtinë 30.01.2021 – 13:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollit tek te njëjtit është gjetur dhe konfiskuar 7.3 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë dhe dy mullinj për bluarje të substancës narkotike. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Mazgit të Obiliqit, sipas policisë janë arrestuar dy të dyshuar, pasi që gjatë kontrollit janë gjetur një sasi e substancave narkotike, dy mullinj për bluarje dhe rizlla.
“F.sh. Mazgit Obiliq 30.01.2021 20:40. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollet te ata janë gjetur një sasi e substancave narkotike, dy mullinj për bluarje dhe rizlla. Pas intervistimit me urdhër te prokurorit te dyshuarit lirohen ne procedurë te rregullt”, thuet në raportin e PK-së.
Sipas policisë rasti tjetër ka ndodhur në rrugën C, janë arrestuar dy te dyshuar pasi që gjatë kontrollit janë gjetur një sasi e substancave narkotike.
“Rr- C Prishtinë 30.01.2021 20:40. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollet te ata janë gjetur një sasi e substancave narkotike. Pas intervistimit me urdhër te prokurorit te dyshuarit lirohen ne procedurë te rregullt”, thuhet në raport.
Në rrugën Qëndresa në Prishtinë janë arrestuar dy të dyshuar pasi që gjatë kontrollit tek njëri i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një thikë ndërsa tek i dyshuari tjetër është gjetur dhe konfiskuar 0.8 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë.
“Rr. Qëndresa, Prishtinë 30.01.2021 – 13:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollit tek njëri i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një thikë ndërsa tek i dyshuari tjetër është gjetur dhe konfiskuar 0.8 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Demokracia.com