Lajme
Katër raste të dhunës në familje, gjatë 24 orëve
Demokracia
09:57 | 07 Shkurt 2021
Foto Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve kanë ndodhur katër raste të dhunës në familje në gjithë Kosovën.

Sipas raportit të policisë dy raste janë raportuar në rajonin e Prishtinës, njëri në Fushë Kosovë dhe tjetri në Prishtinë, shkruan Demokracia.com

Sipas policisë një grua është sulmuar nga i dashuri i saj, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“Fushë Kosovë 04.02.2021 – 22:00. Viktima femër kosovare raporton se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Në Prishtinë, policia ka arrestuar një person pasi ka ushtruar dhunë kundër bashkëshortes së tij. Sipas policisë me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 06.02.2021 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së

Një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar në Ferizaj, policia ka arrestuar një person, i cili  ka sulmuar vëllain e tij.

Sipas policisë i dyshuari ka qenë në gjendje të dehur dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Ferizaj 06.02.2021 – 21:30. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. I dyshuari ishte në gjendje të dehur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Policia ka shoqëruar në stacion policor një personi i cili ka sulmuar  fizikisht djalin e tij.   

Prizren 06.02.2021 – 18:38. Është shoqëruar në stacionin policor, i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht të birin e tij viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Demokracia.com

 

 

Të ngjashme