Lajme
Katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në Kosovë
Demokracia
09:21 | 28 Shkurt 2021

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë raportuar katër raste të dhunës së familjes.

Sipas raportit 24-orësh të policisë në Prishtinë është kërcënuar një person përmes mesazheve të telefonit nga ish-gruaja e tij, shkruan Demokracia.com.

“Prishtinë, 26.02.2021-23:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është kërcënuar përmes sms-ve nga ish gruaja e tij e dyshuara femër kosovare pasi që të njëjtit janë në proces të divorcit. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Policia njoftoi se një person ka përdorur dhunë psikike dhe fizike kundër gruas së tij, dhe si pasojë e lëndimeve viktima ka marrë tretman mjekësor.

“Lagjja 28, Fushë Kosovë, 27.02.2021-09:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar kishte përdorur dhunë psiqike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar ,rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia ka arrestuar një person pasi që i ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike babait të tij në Suharekë, si pasojë e lëndimeve viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

“Suharekë, 27.02.2021-13:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë psiqike dhe fizike ndaj babait të tij mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje . Rasti është duke u hetuar, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së .

Policia po ashtu, ka arrestuar një person, pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë fizike kundër bashkëshortes të tij, në Suharekë, si pasojë e lëndimeve viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

“Suharekë 27.02.2021 23:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë fizike ndaj bashkëshortes të tij femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, pas intervistimit në prezencën e djalit te tyre, në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Demokracia.com/

Të ngjashme