Lajme
Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit
Demokracia
09:54 | 07 Qershor 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh për katër raste të dhunës në familje, raporton Demokracia.com.

Rastet e dhunës në familje kanë ndodhur në Graqanicë, Gjilan, Prizren dhe Gjakovë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person në Graqanicë është arrestuar pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër shqiptare shtetase e huaj e cila si pasojë e dhunës ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Policia njofton se rasti tjetër i dhunës në familje ka ndodhur në Gjilan, ku një person është arrestuar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në shtëpi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës viktima ka pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Kurse, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë.

Edhe në Prizren është arrestuar një person pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës kosovare.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Edhe në Gjakovë, është arrestuar një person pasi e njëjta ka kanosur viktimën mashkull.

“Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe në konsultim me të pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme