Lajme
Katër raste të dhunës në familje brenda 24-orëve
Demokracia
09:31 | 08 Mars 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar katër raste të dhunës në familje, raporton Demokracia.com.

Raste e dhunës në familje kanë ndodhur në Prishtinë, Viti dhe Malishevë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Prishtinë 07.03.2022 – 12:26. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje i  kishte sulmuar fizikisht dy prindërit e tij. Si pasojë e dhunës njërit prej viktimave i është ofruar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 07.03.2022 – 19:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovare kishte kanosur me thikë babanë e tij viktimën mashkull  kosovar të cilit ia kishte dëmtuar edhe veturën. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rr. Flaka e Janarit, Viti 07.03.2022 – 11:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike në familjen e tij. Si pasojë e dhunës viktima femër kosovare  ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit së bashku me fëmijët e saj  për shkaqe të sigurisë ka shkuar te prindërit e saj. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Malishevë 07.03.2022 – 12:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij femër. Viktima ka marr tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme