Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy kamionëve dhe një furgoni në fshatin Komoran të Drenasit.
Lajmi për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasiniqi.
“Në ora 18:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran). Njësia policore nga vendi i ngjarje njofton se në aksident janë përfshirë tri automjete (dy kamionë e një furgon)”, tha Krasniqi.
Ai tha më tej se deri në këtë moment ndihmë mjekësore kanë kërkuar katër persona të lënduar. Drejtimi i rrugës Prishtinë-Pejë për momentin është i bllokuar./Demokracia.com/