Sport
Katër përballje interesante na presin sot në “Euro2020”, Maqedonia e Veriut synon pikët e para
Demokracia
12:39 | 21 Qershor 2021

Share:

Kampionati Evropian i futbollit vazhdon edhe sot me katër përballje të xhiros së tretë të fazës së grupeve e që pritet të jenë përcaktuese.

Në program janë dy përballje të Grupit B dhe dy të Grupit C, raporton Demokracia.com.

Maqedonia e Veriut e përbërë nga disa futbollistë shqiptarë ndonëse është “përshëndetur” nga “Euro2020” synon pikët e para ndaj Holandës e cila është një hap larg kualifikimit tutje.

Takim tjetër që është përcaktues për fatin e skuadrës së dytë që kalon tutje është edhe ajo ndërmjet Ukrainës dhe Austrisë.

Dy përballjet në fjalë luhen nga i njëjti orar, pra nga ora 18:00.

Tri orë më vonë janë në program dy përballjet e fundit të ditës së sotme e që i takojnë Grupit B.

Belgjika, liderja e grupit do të ketë punë me Finlandën e cila vetëm një trepikësh e mban në garë për vendin e dytë që siguron biletën për kalim tutje.

Ndërkaq, duel i nxehtë pritet të jetë edhe ajo ndërmjet Kombëtares së Rusisë dhe Danimarkës.

Dy ballafaqimet e lartëpërmendura fillojnë nga ora 21:00. /Demokracia.com

Të ngjashme