Sport
Katër ndeshje të “çmenduara” e presin Prishtinën e Ismet Munishit në vazhdim
Demokracia
16:40 | 25 Gusht 2022

Share:

Prishtina pas shumë ndryshimeve që bëri në skuadër duke filluar nga presidenti, pastaj drejtori sportiv, trajneri e deri të lojtarët, e ka nisur mirë edicionin e ri në Superligë, duke marrë katër pikë në dy ndeshje të zhvilluara si mysafirë, shkruan Demokracia.com.

Prishtina fillimisht e mposhti Dukagjinin në udhëtim ndërsa në Ferizaj luajti baras pa gola poashtu si mysafir poashtu si mysafirë. Megjithatë, vazhdimi i kampionatit duket “ferr” për trajnerin Ismet Munishi.

Në katër xhirot e ardhshme e presin skuadrat më të forta të Kosovës.

Prishtina fillimisht do të ndeshet me Llapin në “Zahir Pajaziti” të dielën në kuadër të javës së tretë, për ta pritur më pas Ballkanin  në Prishtinë.

Në mesjavë do të luajë me Dritën në ndeshjen e mbetur, ndërsa më pas do të takohet me Gjilanin në udhëtim, çka e bënë një orar shumë të vështirë për bardhekaltrit. /Demokracia.com

 

Të ngjashme