Sport
Katër klube të interesuara për Lucas Torreira
Demokracia
12:40 | 14 Janar 2021

Share:

Katër skuadra dëshirojnë që të transferojnë mesfushorin e Arsenal Lucas Torreira, raporton AS.

Torino, Fiorentina, Lazio dhe Valencia janë skuadrat që e dëshirojnë me ngulm mesfushorin nga Uruguai këtë muaj, ku kontrata aktuale me Atleticon e cila është në formë huazimi, pritet të shkëputet nga krerët e klubit madrilen, përcjell KosovaPress.

Torreira nuk e ka gjetur veten në Spanjë, ku edhe ka pasur shumë pak minuta lojë në “Wanda Metropolitano”, dhe Arsenal mund ta dërgojë te një klub tjetër deri në fund të edicionit 2020/21.

 

Të ngjashme