Sport
Katër klube angleze në garë për Coutinhon
Demokracia
21:55 | 29 Dhjetor 2021

Share:

Me talentin që tregoi teksa aktivizohej për Liverpool, ishte e vështirë të mendohej se një ditë Philipphe Coutinho, do të kthehej në një barrë për Barcelonën e cila këmbënguli shumë që të transferonte brazilianin në Camp Nou duke shpenzuar plot 135 milionë euro në vitin 2018.

Gjithsesi, 29-vjeçari nuk ia doli për asnjë moment të përshtatej me stilin katalanas me klubin që e dërgoi edhe në huazim te Bayern Munich.

Por, tashmë ka ardhur momenti që palët të ndajnë përfundimisht rrugët duke qenë se drejtuesit e Barcelonës duan të lirohen nga paga e tij e lartë.

Për Coutinho janë të interesuara katër klube të Premier League si Neëcastle, Tottenham, Everton dhe Arsenal, me topçinjtë që janë kthyer në favoritët kryesorë për të përfituar shërbimet e lojtarit ofensiv.

Kjo sepse, Coutinho ka zgjedhur pikërisht londinezët pasi ata janë klubi që i afrohet më shumë pritshmërive të tij për pagën, por edhe për objektivat sportive.

Në këtë formë, në ditët në vijim pritet që të ketë diçka më konkrete, me Barcelonën e cila shpreson që në këtë merkato të janarit të largojë edhe Umtiti.

Të ngjashme