Lyon dhe Manchester United kanë barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të çerekfinales së parë në Ligën e Evropës.
Vendasit e nisën më mirë ndeshjen, ndërsa epërsinë e morën në mesin e pjesës së parë.
Nga një gabim i madh i Andre Onanas, përfitoi Thiago Almada që shënoi për 1-0.
Në kohën shtesë të pjesës së parë, Man Utd arriti t’i barazojë shifrat me Leny Yoro që shënoi për 1-1.
Lyon e nisi më mirë pjesën e dytë dhe kishte disa raste të mira, ku Alexandre Lacazette, Corentin Tolisso dhe Georges Mikautadze nuk arritën të gjenin rrjetën.
Pak pa u mbyllur koha e rregullt, Bruno Fernandes gjen Joshua Zirkzeen, i cili arrin që me kokë të shënojë për 2-1.
Djajtë e Kuq nuk arritën ta ruanin rezultatin deri në fund, pasi Ryan Cherki arriti që të barzojë shifrat në minutën e pestë të kohës shtesë për 2-2.
Në ndeshjet e tjera çerekfinalet e tjera, Tottenham ka barazuar me Eintracht Frankfurt me rezultat 2-2, ndërsa baras përfundoi edhe takimi mes Rangers dhe Athletic Bilbaos (0-0). Lazio pësoi humbje nga Bodo/Glmit me rezultat 2-0.
Ndeshjet kthyese zhvillohen pas një jave.