Sport
Katër futbollistë të La Fioritas mungojnë ndaj Ballkanit, zgjedhin të punojnë në San Marino
Demokracia
12:36 | 25 Korrik 2022

Share:

La Fioritas përkundër se është pa shpresa për ta përmbysur Ballkanin në ndeshjen e kthimit, ata janë edhe pa katër futbollistë të skuadrës të martën mbrëma.

Sanmarinortv.sm” ka raportuar se katër futbollistët e La Fioritas do të mungojnë për arsye pune, transmeton Demokracia.com.

Lunadei, Zafferani, Vitaioli dhe Pellegrino janë mungesat e La Fioritas në ndeshjen e kthimit kundër Ballkanit në Prishtinë.

“Portokallezinjtë” kanë triumfuar 0:4 në takimin e parë të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Ndeshja e kthimit luhet të martën me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./Demokracia.com/

Të ngjashme