Lajme
Katër ditë pas largimit të flamurit kuqezi nga kodra e Zveçanit, heshtin treshja Sveçla – Peci – Muja
Demokracia
13:08 | 08 Maj 2023

Share:

Janë bërë katër ditë që nga heqja e flamurit shqiptar, i cili ishte vendosur në kreshtat mbi fshatin Grabovc të Komunës së Zveçanit.

Flamuri ka qenë i vendosur në kodrën mbi këtë fshat, ku blloqet e gurit mbështeten njëra mbi tjetrën, pikërisht pranë gurit të lyer me ngjyrë të bardhë.

Sipas fotografive të dërguara në portalin KoSSev nga fshatarët e Grabovcit, flamuri nuk është më aty dhe ka mbetur vetëm shtiza.

Vendasit deklarojnë se nuk e dinë se kush e ka vendosur dhe kur është hequr ky flamur.

Por, pas kësaj nuk kemi parë asnjë reagim as nga ministri Xhelal Sveçla dhe as ministri Faton Peci e deputeti mitrovicas Armend Muja, të cilët ditë më parë vizituan pjesën veriore të Kosovës dhe ecën me poza triumfaliste, duke theksuar se “tashmë kjo pjesë frymon më ndryshe”. /Demokracia.com/

Të ngjashme