Lajme
Katër azilkërkues tentojnë të hyjnë me forcë në qendrën në Magurë, përleshen me pesë policë
Demokracia
11:18 | 20 Janar 2021

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër azilkërkues të huaj të dyshuar se nga kampi i azilkërkuesve në Mitrovicë kishin tentuar të futën me forcë në qendrën e azilkërkuesve në fshatin Magurë të Lipjanit.

Sipas raportit 24 orësh të policies, gjatë përpjekjeve për mos t’i lejuar të dyshuarit të futen brenda në qendër janë lënduar pesë zyrtarë policor, raporton Demokracia.com.

“Fsh. Magurë, Lipjan 19.01.2021 – 15:40. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të huaj azilkërkues të cilët nga kampi i azilkërkuesve në Mitrovicë kishin shkuar dhe tentuar të futën me forcë në qendrën e azilkërkuesve në fshatin Magurë, Lipjan. Gjatë përpjekjeve për mos ti lejuar të dyshuarit të futen brenda në qendër janë lënduar pesë zyrtarë policor. Si pasoj e rastit zyrtarët policor dhe të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit kishin dëmtuar një veturë zyrtare pronë e qendrës së azilit dhe derën e hyrjes së qendrës në fjalë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.” thuhet në raport.

Sipas policies të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit dhe rasti vazhdon të hetohet./Demokracia.com

Të ngjashme