Lajme
Katër aksidente në rrugën Prishtinë-Pejë, ka persona të lënduar
Demokracia
16:16 | 29 Shtator 2022

Share:

Katër aksidente trafiku kanë ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën Prishtinë-Pejë, për shkak të motit me shi.

Lajmin e ka konfirmuar për Demokracia.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës Bajram Krasniqi.

Policia njofton se në njërin aksident i cili ka ndodhur në fshatin Koreticë, e ku janë përfshirë dy kamionë, nuk ka persona të lënduar.

“Në ora13:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku mes dy kamionëve të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë). Në këtë aksident nuk ka persona të lënduar”, tha Krasniqi.

Ai ka bërë të ditur se në afërsi kanë ndodhur edhe tri aksidente tjera.

“Në njërin nga aksidentet, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është marrë me këto raste”, ka thënë tutje Krasniqi. /Demokracia.com/

Të ngjashme