Arte
Kate Winslet thotë se ajo kurrë nuk ndihej që e kishte vendin në Hollywood
Demokracia
17:58 | 10 Shkurt 2021

Share:

Kate Winslet thotë se kurrë nuk ndihej sikur i përkiste botës së Hollywood-it, pavarësisht suksesit të saj në filma të krijuar mu nga Hollywood.

Edhe pasi luajti në Titanikun jashtëzakonisht të suksesshëm përkrah Leonardo DiCaprio, ajo do të përpiqej të kalonte nga dera e prapme në audicione, transmeton Demokracia.com

Duke parë ditët e para të karrierës së saj, 45-vjeçarja fituese e Oskarit tha se ajo ishte “vajza mbipeshë që do të ishte gjithmonë në fund të linjave të pritjes”.

Kate foli ndërsa merrte pjesë në një panel diskutues me Michelle Pfeiffer, Rashida Jones, Vanessa Kirby dhe Andra Day për Los Angeles Times.

Duke folur për rolin e saj në Titanikun e James Cameron në 1997, ajo tha: “Unë isha duke luajtur në një film amerikan për herë të parë. Dhe do të punoja me Leonardon, të cilin e kisha parë te Gilbert Grape dhe Ditaret e Basketbollit”.

Kate ka treguar se ajo ishte shumë e frikësuar nga përvoja e të qenit pjesë e Hollyëood-it dhe e të luajturit në një film të përmasave aq të mëdha sa ishte Titanik./Demokracia.com

Të ngjashme