ShowBiz
Kate Perry tregon diçka që nuk ka bërë prej që ka lindur vajzën
Demokracia
22:24 | 06 Prill 2021

Share:

Katy Perry ka treguar se nuk është depiluar që prej se ka lindur vajzën.

Në episodën e së dielës në “American Idol”, këngëtarja ka treguar që ka hequr dorë nga procesi sepse tani shumicën e kohës ia merr Daisy, vajza e saj e vogël, transmeton Demokracia.com

Katy e ka lindur vajzën Daisy, të cilën e ka me të fejuarin e saj Orlano Bloom, në muajin Gusht të vitit të kaluar.

Ajo është pjesëtare e jurisë në këtë spektaktakël ku shkaktoi shok me rrëfimin e saj.

Ajo i tha njërës nga pjesëmarrëset, që sapo kishte bërë audicionin “Si nënë e re, nuk kam shumë kohë, prandaj kam hequr dorë nga depilimi. Por kur ti këndove, qimet në këmbët e mia u rritën. Më shkun mornica në gjithë trupin. Ishte e mrekullueshme”.

Pas kësaj Katy me shaka u tregoi këmbët edhe kolegëve të saj të jurisë, duke i nxjerrë jashtë tavolinës./Demokracia.com

Të ngjashme