ShowBiz
Kate Moss flet për ‘anën e errët’ të industrisë së modës
Demokracia
11:21 | 16 Shkurt 2021

Share:

Kate Moss ka thënë së është ndjerë “tepër e frikësuar” nga fotosesionet nudo në fillim të karrierës së saj si modele.

Ajo ka nisur këtë karrierë në moshën 14 vjeç, duke u bërë një prej modeleve më të sukseshme të kësaj industrie, transmeton Demokracia.com

Gjatë një interviste, Kate, foli për anën e errët të industrisë së modës, ku adoleshenteve u bëhet presion për të bërë xhirime të zhveshura.

Në një intervistë të re zbuluese, Kate detajoi se si disa fotografë do të punonin me modele vetëm nëse kishte një “element nudo” për xhirimin.

“Kjo gjë ndodhte shumë shpesh dhe vazhdon edhe tani.  Për një vajzë të re që punon si modele mund të jetë shumë e frikshme”.

Tani edhe vajza e Kate, Lila, ka nisur karrierën e modelimit sikur nëna e saj, duke u bërë pjesë e agjensisë Kate Moss Talent Agency që nga viti 2019.

Gjatë muajit janar të këtij viti, nënë e bijë sfiluan së bashku për markën Fendi në Paris Fashion Week./Demokracia.com

 

Të ngjashme
ShowBiz • 05 Maj 2024