Lajme
“Kate Middleton vendos vathët e vjehrrës”, Camilla kurorëzohet, por postimet për Dianën poshtojnë rrjetin
Demokracia
17:48 | 07 Maj 2023

Share:

Një ditë më parë është zhvilluar ceremonia e kurorëzimit të mbretit Charles, dhe Camilla është kurorëzuar si mbretëreshë. Mediat e huaja kanë publikuar një përmbledhje me postimet e bëra për këtë ditë që do të ngelet në memorie gjatë ku duket se nuk e kanë harruar princesh Dianën.

Përmes postimeve të shumta në Twitter shumë shkruajnë për princesh Dianën, e cila nëse historia të kishte qenë ndryshe, do të ishte kurorëzuar mbretëreshë.

Edhe mbretëresha e ardhshme e Britanisë, Kate Middleton, e kujtoi vjehrrës së saj duke vendosur vathët e Dianës në kurorëzimin e Camilla.

Ndërkohë në sondazhin e fundit të bërë një ditë para kurorëzimit të mbretit të Britanisë, për anëtarët më të njohur të familjes mbretërore, Camilla ishte në vendin e 7-të, me 38%. Charles gjithashtu dukej se nuk kishte fituar simpatinë e subjekteve të tij, pasi ishte në pozicionin e katërt!

Ndërkohë sipas këtij sondazhi “delja e zezë” e familjes mbretërore, Princi Harry me 27%, i ndjekur nga Meghan Markle me 25%.

I fundit dhe i vendosur është Princi Andreë, i cili pëlqehet nga vetëm 11% e të anketuarve./abcnews.al

Të ngjashme