ShowBiz
Kate Middleton po kërkon asistente, kaq është paga
Demokracia
08:54 | 10 Maj 2022

Share:

Kate Middleton, Dukesha e Kembrixhit bën një jetë shumë të ngarkuar, veçanërisht pasi Harry dhe Meghan u larguan nga familja mbretërore.

Mes angazhimeve të përditshme dhe ngjarjeve zyrtare, Kate ndiqet nga një ekip asistentësh që e ndihmojnë të organizojë disa aspekte të jetës së saj.

Megjithatë, duke pasur parasysh numrin gjithnjë në rritje të angazhimeve, Kate vendosi të punësojë një asistente të re personale.

Nëse jeni të interesuar dhe po pyesni se si të aplikoni për t’u bërë asistentja e re e Dukeshës së Kembrixhit, po ju sjellim të gjitha detajet e rëndësishme.

Kërkesat për t’u bërë asistentja personale e Kate Middleton

Familja Kembrixh ka publikuar një njoftim për asistenten personale të Kate Middleton për të mbështetur punën e saj zyrtare dhe bamirëse.

Kandidati apo kandidatja do të jetë përgjegjës për ofrimin e mbështetjes administrative dhe operacionale për asistentin e sekretarit privat të Dukeshës.

Disa nga detyrat që duhen kryer janë si më poshtë: menaxhimi i agjendës së Kate, monitorimi i emaileve dhe marrja e procesverbaleve në takime.

Siç mund të lexoni në njoftim, për të aplikuar ju duhet “përvojë e mëparshme administrative dhe sekretariale”, si dhe aftësi të shkëlqyera IT, komunikimi dhe organizative; si dhe një ‘njohuri e mirë për diversitetin e komuniteteve në Mbretërinë e Bashkuar, Komonuelth dhe botë’.

Me qendër në Kensington Palace, puna ofron një pagë prej 27,500 paund në vit, ose rreth 31,000 euro.

Pozicioni është i hapur dhe kërkon 37.5 orë punë në javë. Nëse dëshironi të aplikoni, keni kohë deri të enjten, 12 maj./A2CNN

Të ngjashme