Lajme
Katari shpreson se mund të punohet drejt një pauze më të gjatë
Demokracia
09:50 | 28 Nëntor 2023

Share:

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al Ansari foli më herët për median britanike BBC News, për marrëveshjen për zgjatjen e armëpushimit humanitar për dy ditë të tjera, mes Izraelit dhe Hamasit.

Katari ka ndërmjetësuar në bisedimet për lirimin e pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit.

Ai konfirmoi se Hamasi është zotuar të lirojë edhe 20 pengje të tjera si pjesë e armëpushimit të përkohshëm të zgjatur.

I pyetur nëse mendon se marrëveshja mund të zgjatet përtej dy ditëve, ai tha: “Ne kemi mjaft shpresë. Arritja e marrëveshjes për të pasur një pauzë katër-ditore nuk ishte një arritje e lehtë”.

“Kemi kaluar shumë kohë të vështirë duke negociuar për marrëveshjen për këtë pauzë humanitare”, vijoi më tej.

Ndërsa në mbyllje, përmendi se tani që kemi zgjatjen për dy ditë, ka optimizëm se mund të punohet drejt një pauze më të qëndrueshme për të dyja palët.

Të ngjashme