Lajme
VIDEO| Katari goditet nga tornadot dhe breshëri
Demokracia
19:18 | 07 Dhjetor 2022

Share:

Një tornado i shoqëruar me breshër ka goditur Katarin. Sipas raportimeve, më i prekuri ishte qyteti industrial Ras Laffan, i cili ndodhet 80 km në veri të kryeqytetit Doha.

Kujtojmë se qyteti në Lindjen e Mesme mirëpret Kupën e Botës 2022 dhe që nga nisja e kampionatit nuk kanë munguar episode të “frikshme” të motit.

Re të zeza u mblodhën pranë aeroportit Al Khor ku po mbahen edhe pjesa më e madhe e ndeshjeve të Kupës së Botës.

Departamenti meteorologjik i Katarit publikoi disa pamje në Twitter, pak pasi kishte paralajmëruar për një stuhi që po afrohej ndërsa u bënte thirrje qytetarëve që të tregoheshin të kujdesshëm.

Tornadot nuk janë të zakonshme në Lindjen e Mesme, por disa të tillë kanë goditur goditur Katarin në vitin 2016.

VIDEO:

Të ngjashme