Pandemia COVID-19, ka prishur shumë plane edhe këtë vit, shkruan Demokracia.com.
Së fundmi është Australia dhe Katari, të ftuar nga CONMEBOL-i për të marrë pjesë në Copa America 2021, që nuk do të jenë mes garuesve në këtë turne verën e ardhshme.
Për këto dy vende është shumë e rrezikshme të fluturojnë në Amerikën e Jugut për shkak të koronavirusit.
Të kujtojmë se Copa America ishte planifikuar të zhvillohej vitin e kaluar, por u shty për shkak të pandemisë por duket se edhe sivjet do të kelt telashe.
Gonzalo Belloso, sekretari i përgjithshëm i CONMEBOL-it (Konfederata e Amerikës së Jugut) theksoi se dy përfaqësueset që do të merrnin pjesë me ftesë në këtë turne, nuk do të udhëtojnë për në Kolumbi dhe Argjentinë (vendet organizatore).
Vështirë që Katari dhe Australia të zëvendësohen me ekipe të tjera, madje edhe sekretari i përgjithshëm nuk e përmendi si mundësi. Njëra skuadër ishte përfshirë në Grupin A, tjetra në Grupin B.
Copa America u luajt për herë të fundit në vitin 2019 dhe u fitua nga Brazili, i cili mundi Perunë në finalen e madhe. /Demokracia.com