Sport
Katar 2022: Spanja e nis me barazim, Suedia vuan ndaj Gjeorgjisë
Demokracia
22:59 | 25 Mars 2021

Share:

Kundërshtari i Kosovës në Grupin B, Spanja e  nisur me barazim rrugën drejt “Katar 2022” kundër Greqisë 1:1.

Alvaro Morata, ka kaluar në avantazh spanjollët me një gol të bukur në minutën e 33-të, por grekët kanë arritur të largohen me një pikë nga Spanja falë penalltisë së realizuar nga Baksetas në të 57-ën

Një penallti që pritet të shkaktojë shumë polemika në Spanjë.

Suedia ka arritur ta mposht me rezultat 1:0, Gjeorgjinë e cila u tregua kundërshtar shumë I fortë. Suedia të dielën do të ndeshet me Kosovën në Prishtinë dhe mbetet të shihet sesi do të reagojë këtë herë.

Në takimet tjera, Gjermania ka marrë një fitore të pastër 3:0 ndaj Islandës.

Anglia pa shumë telashe e ka mposhtur San Marinon.

Më poshtë mund të gjeni rezultatet komplete të mbrëmjes së sotme. /Demokracia.com

Të ngjashme