Sport
Kastriot Selmani kryen stërvitjen e parë si “Intelektual”
Demokracia
17:14 | 15 Qershor 2022

Share:

Kastriot Selmani e ka kryer stërvitjen e parë me skuadrën e re, Dritën.

Selmani u zyrtarizua si futbollisti më i ri i Dritës të martën pasdite (dje) kur nënshkroi kontratë trevjeçare, shkruan Demokracia.com.

Sulmuesi anësor i është bashkuar në stërvitje bashkëlojtarëve të tij të ri sot në stadiumin e qytetit në Gjilan.

22-vjeçari ka nisur përgatitjet para garave evropiane me gjilanasit.

Ka qenë klubi nga Anamorava që ka publikuar pamjet e seancës stërvitore të ditës së sotme.

Drita është ndër klubet më aktive në afatin kalimtar të verës në futbollin kosovar.

Veç Selmanit, Drita ka transferuar edhe Blend Baftiun, Florjan Smakiqin, Besnik Krasniqin, Leonat Vitijën e Iran Juniorin./Demokracia.com/

Të ngjashme