Sulmuesi i mirënjohur kosovar, Kastriot Rexha duket se festat e fundvitit po i kalon në Angli, por jo dhe larg futbollit.
Kastriot Rexha me ndjekësit e tij në rrjetet sociale ka publikuar një fotografi ku shihet se është brenda stadiumit magjik ‘London Stadium’.
Rexha po e ndjek nga afër ndeshjen e Premierligës ndërmjet Ëest Ham Unitedit dhe Southamptonit.
Në këtë ndeshje titullar nga minuta e parë është sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja.
Pas një lëndimi sezonën e kaluar, Rexha shkëputi kontratën me Dritën, por rikthimi i tij nuk do të jetë larg, pasi që Rexha besohet se do të rikthehet për pjesën e mbetur të sezonës. /Demokracia.com/