Aktivisti i PSD-së, Qëndron Kastrati, ka kritikuar ashpër Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavcin, për çështjen e furnizimit me tekste shkollore të nxënëseve deri në klasën e pestë.
Ai ka bërë me dije se arsyet e ministrit për mosfurnizimin të nxënësve me tekste nuk qëndrojnë.
Kastrati ka bërë me dije se ministria nuk ka ditur ta përgatisë tenderin në fjalë.
“Këta nuk kanë ditë të planifikojnë dosjen e tenderit, ata nuk kanë ditur ta planifikojnë dhe ta përgatisin atë nëse t’i i parashikon edhe sasitë që kanë ardhur e bënë me poentim atëherë nuk kishin mujt me ardh dhe me dalë vlera të larta”, ka thënë Kastrati në Edicionin Special të Klan Kosovës.
Sipas tij, kjo është një papërgjegjësi e madhe e ministrisë.
“Kjo është totalisht mungesë e dijes, fatkeqësia më e madhe është se qysh 10 ditë përpara fillimit të mësimit se si ata hekun dorë nga kompetenca e vet”, është shprehur ish-kryetari i Kamenicës.
Ai përsëri ia ka përmendur ministres Nagavci shkeljen e kushtetutës.
“Kjo ministre që i ka dy raste në gjykatën kushtetuese, që kanë konstatuar se ka bërë shkelje kushtetuese. Ministrja ka thënë se e kam shkel Kushtetutën për me respektu ligjin”, është shprehur Kastrati.