Sport
Kastrati i lumtur për fitoren, flet edhe për  rastin e humbur
Demokracia
20:30 | 02 Shtator 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës ka regjistruar rezultat historik sonte në Batumi.

Dardanët regjistruar fitoren e parë në eliminatoret e Kampionatit Botëror “Katar 2022”, duke e mposhtur Gjeorgjinë me rezultat minimal, 0:1.

Pas fitores, ka ardhur reagimi i futbollistit të Kosovës, Lirim Kastratit.

“Tash u kthyem ne zanatin e vjetër, të humbim shanset. Unë e humba shansin, jam i lumtur për fitoren e parë”, ka thënë Kastrati.

“Jemi më të motivuar me ndeshjen ndaj Greqisë, besoj jo veç unë por të gjithë kemi me dhanë maksimumin. Nuk do të ndalemi. Edhe me pas ardhur me ekipin ndoshta e kisha humb atë shans”, tregoi ai.

“Nuk ka lidhje si kam ardhur, do të ndihesha keq nëse nuk do të kishim fituar. Shumë i sigurt që do ta kalojmë edhe me sukses ndaj Greqisë, sepse do të kemi edhe Milotin”, shtoi ylli i ri i Legia Varshavës. /Demokracia.com

Të ngjashme