Sport
Kastrati: Gjithmonë krenari të përfaqësosh Kombëtaren
Demokracia
14:11 | 22 Mars 2022

Share:

Shqipëria do të ndeshet në dy miqësore, me Spanjën në transfertë dhe më pas me Gjeorgjinë në shtëpi. Në një konferencë për shtyp, portieri i Kombëtares, Elhan Kastrati, foli për stërvitjen që po bën skuadra dhe për rëndësinë e dy sfidave të ardhshme.

Krenari të jesh me Shqipërinë? – Jam shumë i lumtur të jem këtu. Kam qenë dhe një herë kur ka qenë Panuçi. Me Edi Rejën është hera e parë dhe është gjithmonë krenari të përfaqësosh kombëtaren.

Italia për portierët? – Është shkollë e mirë për portierët. Jam rritur aty që i vogël. Kështu që punojnë më ndryshëm, prandaj mund të themi që Italia nxjerr portierë me më kualitet.

Shqipëria nën drejtimin e Rejës? – Shqipëria ka një grup shumë kualitativ. Nuk është nevoja ta them unë, por e thonë dhe rezultatet. Është një grup shumë i mirë edhe mund të arrimë diçka shumë të madhe për sa i përket kualifikueseve që do të kemi.

Rezultati në dy miqësore? – Varet nga kundërshtarët. Me Spanjën normal që rezultati është më e vështirë. Ne gjithsesi do të japim maksimumin që të marrim një rezultat pozitiv. Për sa i përket Gjeorgjisë, rezultati është shumë i rëndësishëm. Për Shqipërinë kur ndeshet me skuadra mesatare, nuk janë miqësore, por gjithmonë duhet marrë rezultati.

Stabël në formacion? – Në janar zura vendin në formacion. Tani po luaj rregullisht. Vjet fatkeqësisht humbën finalen për Serinë A. Objektivat janë të njëjtat edhe këtë sezon. Në fillim të jemi në “playoff” dhe më pas të mendojmë për Serinë A.

Thirrje tifozëve? – Tifozët janë gjëja më kryesore për ne futbollistët. Është shumë e rëndësishme është të na mbështesin në Spanjë dhe sidomos me Gjeorgjinë që luajmë në shtëpi. Do të ishte diçka shumë e bukur të shikonim stadiumin plot. /Demokracia.com

Të ngjashme