Lajme
Kasolli: Presidentja po i thotë kryeministrit që e ka shpëtuar politikisht
Demokracia
10:07 | 30 Dhjetor 2023

Share:

Analisti Afrim Kasolli ka komentuar intervistën e fundit të presidentes Vjosa Osmani, e cila ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk ka dashur që Kosova ta shkruaj vetë draft-statutin e Asociacionit.

Ai ka vlerësuar se me këto qëndrime presidentja e ka dekonspiruar lojën e dyfishtë të pushteti.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kasolli ka shkruar se në këtë mënyrë Osmani po i thotë Kurtit se e ka shpëtuar politikisht.

“ Ky pak a shumë është bilanci i raporteve harmonike ndërmjet dy drejtueseve kryesore të pushtetit në këtë fund vit. Ku presidentja Osmani po i thotë të parit të qeverisë së unë të kam shpëtuar politkisht dhe se je përgjegjës për këtë draft-statut, ngase refuzove kordinim me amerikanet. Në këtë mënyrë, ajo e dekonspiroi lojën e dyfishtë të këtij pushteti, për t’u shfaqur viktimë para opinionit se drafti aktual na është imponuar nga BE-ja, si dhe nuk ka pasur alternativë tjetër”, ka shkruar ai.

Sipas tij, sa më shumë që afrohen zgjedhjet aq më shumë do të këtë këso denoncime publike në mes të krerëve të shtetit.

“Të vetëdijshëm për dëmet që ia kanë shkaktuar shtetit me qasjen e tyre në raport me dialogun, tashmë përfaqësuesit e pushtetit e kanë filluar kërkimin e ethshëm të fajtorit të tjetri dhe shfajësimin e vetëvetes. Dhe nuk kishte si të përfundonte ndryshe kjo “martese” bizare politike. Sa më shumë që afrohen zgjedhjet aq më shumë do kemi rastin të shohim kësi denoncime publike për “tradhëtite” që i paskan bëri njeri-tjetit, ky “çift” i lumtur politik në pamje të jashtme, por i shoqëruar me shijen e pabesise se brendshme”, ka shkruar Kasolli.

Të ngjashme