Lajme
Kasolli për takimin e 27 shkurtit: Nëse nënshkruhet një marrëveshje e tillë, asgjë nuk përfundon në këtë datë
Demokracia
09:48 | 25 Shkurt 2023

Share:

Analisti, Afrim Kasolli e ka folur për takimin që pritet të mbahet me 27 shkurt në mes të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kasolli përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se pritet që të shihet se a do të nënshkruhet marrëveshja apo jo.

Sipas tij, edhe nëse nënshkruhet kjo marrëveshje, asgjë nuk do të përfundojë në këtë datë. Siç thotë ai, kjo marrëveshje as nuk është finale dhe as nuk do të përmbyllë odiseadën e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Me 27 shkurt do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së. Ky takim, siç dihet mbahet me qëllim arritjen e një marrëveshje për normalizim të raporteve ndërmjet dy vendeve. A do të nënshkruhet kjo marrëveshje mbetet të shihet? Mirëpo, këtu duhet cekur se edhe nëse nënshkruhet si e tillë, asgjë nuk përfundon në këtë datë. Sepse, kjo marrëveshje nuk është as finale, dhe as nuk e përmbyll odiseadën e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat kanë filluar më shumë se një dekadë. Madje dakordimi për këtë dokument vetëm sa e bënë edhe më të paqartë njohjen e Kosovës nga Serbia, një kusht ky për zhbllokimin ndërkombëtar të shtetësisë sonë. Një pranim eventual i kësaj marrëveshje është vetëm pajtim për parimet e “reja” orientuese për fazën e re të dialogut ndërmjet dy vendeve”, ka shkruar Kasolli.

Të ngjashme