Lajme
Kasolli: Për ShBA-në Radojiçiq është kriminel, si duket për këtë Blinken u quajt naiv
Demokracia
17:01 | 11 Korrik 2023

Share:

Njohësi i politikës Afrim Kasolli ka reaguar në lidhje me pergjimin e dytë të publikuar sot në Nacionae, ku dëgjohen biseda ndërmjet Mimoza Kusarit e Slavko Simiq.

Gjatë bisedës, Simiq i thotë Kusarit se në fakt Radojiçiq është njeri familjarë e biznesmen, ndërsa Kusari, ia kthen se “E di..”, por sipas Kusarit problematike është se për amerikanët, Radojiçiq është kriminel.

Duke u fokusuar në këtë ndërveprim, Kasolli ka thënë se mbase për këtë pushteti e quajti Blinkenin naiv.

“Kosova është me fat që për sigurinë e saj përkujdeset Amerika. Paramendoni mos të ishte Amerika faktor determinues se kush duhet të futet në lisë të zezë, por kjo të varej vetëm dashuria politike e njerëzve të këtij pushteti. Por ai shtet mik nuk bie pre e këtyre sentimenteve gati vajtuese dhe përgjëruese që vërehet nga gjuha e shefes së grupit parlamentar të partisë në pushtetet për Milan Radojiçiqi. Mirëpo, këto lista i krijon duke marr parasysh interesat e Kosovës dhe jo interesat e pushtetit. Ky pushtet me mijëra herë i ka etiketuar oponentët e tij si kriminelë pa asnjë dëshmi dhe vendim gjykate, kurse për Radojiçiqin e dinë që nuk është i tillë, edhe pse është në listë të zezë, por çka me i bo Amerikës, që nuk po munden me ia ndërru mendjen. Si duket kjo qenka arsyeja që edhe sekretari Amerikan i Shtetit u quajt naiv. Ma shumë se bizare.”

Të ngjashme