Kasimpasa dhe Yeni Malatyaspori kanë ndarë pikët në kuadër të javës së 34-të në Superligën turke të futbollit.
Dy skuadrat elitare kanë barazuar pa gola (0:0) në takimin e zhvilluar në Stamboll, shkruan Demokracia.com.
Florent Hadergjonaj, mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës u paraqit për 90 minuta, ndërkaq i plotë ishte edhe mesfushori shqiptar, Loret Sadiku.
Në taborin tjerë, për gjatë gjithë ndeshjes në stol ishte sulmuesi kosovar dhe ish-lojtari i Ballkanit, Jetmir Topalli.
Kasimpasa është në vendin e 15-të me 36 pikë në 33 ndeshje të zhvilluara, ndërkohë Malatyaspori është një pozitë më poshtë me dy pikë më pak. /Demokracia.com