Sport
Kasapi e pesta në Kupën Evropiane U21 në Graz të Austrisë
Demokracia
15:11 | 06 Qershor 2022

Share:

Fationa Kasapi, xhudiste e kategorisë -57 kg është renditur e pesta në Kupën Evropiane U21 që është mbajtur në Graz të Austrisë.

Kasapi në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me Ippon gjeorgjianen, Nino Loladze.

Në raundin e tretë ajo mposhti me Ippon gjermanen Shenna Nitsche. Fationa në çerekfinale mposhti me Ippon holandezen Elin Henninger, kurse në gjysmëfinale humbi me Ippon nga zvicerania Binta Ndiaye.

Pas asaj humbje ajo u kualifikua të ndeshej për medalje të bronztë, ku prapë humbi me Ippon në vazhdime nga garuesja e Kazakistanit Shukurjon Aminova dhe kështu u rendit e 5-ta në këtë Kupë Evropiane.

Të ngjashme