Sport
Karton i kuq në ndeshjen Poloni – Sllovaki, i pari në këtë Kampionat Evropian
Demokracia
19:24 | 14 Qershor 2021

Share:

Është regjistruar kartoni i parë i kuq në Kampionatin Evropian të futbollit “Euro2020”.

Gjegjësisht, në takimin që po zhvillohet aktualisht në mes Kombëtares së Polonisë dhe asaj të Sllovakisë, raporton Demokracia.com.

Mesfushori i Lokomotivës së Moskës, Grzegorz Krychowiak është përjashtuar nga loja pas dy kartonëve të verdhë.

Kartonin e parë të verdhë, Krychowiak e mori në minutën e 22-të, kurse të dytin që edhe e përjashtoi nga loja e mori në minutën e 62-të.

Momentalisht po rrjedhë minutën e 64-të e përballjes së Grupit E në “Gazprom Arena” dhe rezultati është i barabartë 1-1.

Të parët realizuan sllovakët me autogolin e portierit polak, ndërkohë Polonia barazoi vetëm 30 sekonda pasi startoi fraksioni i dytë. /Demokracia.com

Të ngjashme