Sport
Karateistet e Kosovës shkëlqejnë në Kroaci, fitojnë dy medalje
Demokracia
21:32 | 18 Mars 2022

Share:

Kosova ka arritur që të fitojë dy medalje në ditën e parë në “Grand Prix Croatia 2022”.

Karateistja Qëndresa Ibrahimi e fitoi medaljen e artë, kurse Erblina Sopjani të bronztën. Qëndresa Ibrahimi medaljen e artë e fitoi në kategorinë deri në 54 kilogramë.  Kurse, Erblina Sopjani në kategorinë mbi 54 kilogramë.

Ky turne në Kroaci ka filluar sot dhe do të përfundojë më 20 mars.

Të ngjashme