Lajme
Karabinierët italianë me prezencë të përhershme mbi Ibër, KFOR-i thotë se po mbështeten komunitetet
Demokracia
18:07 | 29 Maj 2025

Share:

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i ka bërë të ditur se karabinierët italianë po vazhdojnë të mbështesin komunitetet në Mitrovicë, përmes pranisë së përhershme në Urën e Ibrit.

Sipas KFOR-it, karabinierët italianë po vazhdojnë mbështetjen edhe përmes patrullimeve të përditshme në zonat përreth.

“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Tutje, KFOR-i tha se vazhdon të punojë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës të sigurisë.

Të ngjashme