Lajme
Kaq vota mori Albin Kurti
Demokracia
13:45 | 04 Mars 2021

Share:

Nga zyra për median e LVV-së thuhet se kreu i këtij subjekti, Albin Kurti është personi më i votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ani pse Kurti nuk u certifikuar për të qenë në listën e zgjedhjeve, nga zyra për media e LVV-së, Arlind Manxhuka në faqen zyrtare ‘Facebook’ ka thënë se Kurti ka marrë 438 mijë e 334 vota, përcjell Demokracia.com

“Albin Kurti, politikani që dëshmoi se me aktivizëm e sakrificë, pa nënshtrim e pa pasurim, se me dinjitet dhe pa devijuar mund të fitohet, ka arritur që si bartës liste e kandidat për kryeministër nga LV të grumbullojë hiç më pak se 438 mijë e 334 vota”, ka thënë Manxhuka./Demokracia.com

https://www.facebook.com/arlindman/posts/10159301936458698

Të ngjashme
Lajme • 13 Maj 2024