Lajme
Kaq vota morën bartësit e listave në zgjedhjet e 14 shkurtit
Demokracia
12:09 | 04 Mars 2021

Share:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 14 shkurt, ku Lëvizja Vetëvendosje është fituese e këtyre zgjedhjeve me 45.95 për qind.

Lëvizja Vetëvendosje edhe zyrtarisht është fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën më 14 shkurt të këtij viti.

Sipas rezultateve zyrtare te Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, LVV-ja ka marrë 438 mijë e 334 mijë vota apo  49.95 për qind, raporton Demokracia.com.

Pas saj është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 148 mijë e 296 vota apo 16.9 për qind, LKD ka marrë 110 mijë e 978 vota apo 12.64 për qind, AAK 62 mijë e 111 vota apo 7.078 për qind ndërkaq Lista Serbe ka marrë 44 mijë e 404 vota apo 5.06 për qind.

Në anën tjetër, bazuar në rezultatet zyrtare të KQZ-së, Vjosa Osmani është personi më i votuar në këto zgjedhje, raporton më tutje Demokracia.com.

Vjosa Osmani ka arritur që të mbledh 300 mijë e 788, Enver Hoxhaj nga PDK-ja i cili edhe ishte bartës i listës, ka siguruar vetëm 100 mijë e 518 vota, Avdullah Hoti i cili po ashtu ishte kandidat për kryeministër nga radhët e LDK-së, ka arritur që të sigurojë vetëm 69 mijë e 640 vota, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka marrë 41 mijë e 406 dhe Igor Simiq nga Lista Serbe ka siguruar 19 mijë e 263 vota. /Demokracia.com/

Të ngjashme