Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i ri i LDK-së.
Lumri Abdixhiku është kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pas zgjedhjeve që u mbajtën ditën e sotme në këtë subjekt politik.
Demokracia.com mëson se Abdixhiku ka arritur që të marrë besimin e 190 delegatëve të LDK-së nga 328 sa kanë marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së.
Theksojmë se në këtë garë kanë qenë edhe Lutfi Haziri, Besian Mustafa e Anton Quni, por që ky i fundit u tërhoq nga gara pak momente para se të fillojë Kuvendi Zgjedhor i LDK-së mëngjesin e sotëm.
Ndryshe Abdixhiku është kryetari i katërt i LDK-së. /Demokracia.com/