Auto&Tech
Kapsula SpaceX me 4 astronautë në bord mbërrin në International Space Station
Demokracia
14:48 | 26 Prill 2021

Share:

Anija kozmike Crew Dragon nga SpaceX me 4 astronautë në bord u ankorua me sukses në International Space Station.

Ky është misioni i 3-të i SpaceX nën programin Commercial Crew nga NASA, në të cilën ishin prezentë 2 astronautë nga NASA, një nga Japan Aerospace Agency dhe një nga European Space Agency.

Raketa Falcon 9 dhe Crew Dragon Capsule, të cilat u përdorën dhe në misionin e parë Cew-1 në 2020, u nisën ditën e premte në një udhëtim 24 orësh drejt ISS.

Ato u pritën nga stafi i Expedition 65 që përbëhet prej 7 astronautësh.

Tani ekipi Crew-2 do të kalojë 6 muaj në hapësirë për kryerjen e disa eksperimenteve shkencore, duke përfshirë dhe “tissue chips”, të cilët përshkruhen nga NASA si modele të vogla të organeve që përmbajnë qeliza të ndryshme dhe që sillen në të njejtën mënyrë si në trupin tonë. Këto proçesorë mund të identifikojnë vaksinat më shpejt se proçesi aktual.

Ky mision shënon herën e parë që SpaceX ripërdori një anije kozmike për një mision me ekuipazh transmeton geekroom.al. Në të kaluarën SpaceX i ka ripërdorur anijet kozmike vetëm për udhëtime pa ekuipazh si pjesë e një iniciative për të kursyer kohë dhe para./Demokracia.com/

Të ngjashme