Lajme
Kapja e UP-së nga LVV-ja, avancohen deputeti Fitim Uka dhe ish-kryetari Mytaher Haskuka
Demokracia
22:48 | 06 Shtator 2022

Share:

Përderisa në arsimin e ulët Lëvizja Vetëvendosje nuk po gjen rehati, në arsimin e lartë ajo ka nisur t’i shijojë të mirat e pushtetit.

Partia që për vite të tëra ka kritikuar kapjen e universitetit nga politika, tash ka nisur avancimin e zyrtarëve të saj, shkruan Demokracia.com.

Një deputet e një ish-kryetar komune i LVV-së janë avancuar së fundmi në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Uka, në mbledhjen e fundit të Senatit është avancuar në thirrjen Profesor Asistent.

Senati, po ashtu, ka miratuar edhe propozimin e Fakultetit Filozofik për riemërimin e ish-kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, në thirrjen Profesor Asistent.

Në një njoftim me gabime drejtshkrimore, Departamenti i Psikologjisë ka njoftuar për riemërimin e Haskukës.

Në faqen zyrtare në Facebook, Fakultetit Filozofik i referohen si “Fakulteti Fillzofik”.

Muaj më parë në UP është punësuar edhe Yllka Syla-Uka, gruaja e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka. /Demokracia.com/

UP-ja refuzon doktoranten e Oxford-it, për ta pranuar në punë gruan e deputetit të Vetëvendosjes

Të ngjashme