Lajme
Kapja e radhës nga Vetëvendosje| Militanti i Albin Kurtit bëhet anëtar i Këshillit Drejtues të UP-së
Demokracia
20:02 | 24 Qershor 2022

Share:

Selim Bezeraj, Rifat Krasniqi, Azem Hajdari, Arian Krasniqi dhe Naser Kabashi janë emëruar sot anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit.

Ata u zgjodhën si anëtarë në raundin e tretë të votimit.

Ndërkohë, që votimi i këtyre anëtarëve është përcjellë me tensione para rektoratit të UP-së, për çka dhe ka ndërhyrë policia.

Demokracia.com ka raportuar në disa raste për synimin e kapjes së UP-së nga Lëvizja Vetëvendosje përmes Rifat Krasniqit.

Për pesë përfaqësues të Senatit në KD kishin konkurruar 21 profesorë dhe asistentë.

Ajvaz Berisha, Arjan Krasniqi, Arleta Nixha, Azem Hajdari, Bedri Bahtiri, Bedri Dragusha, Blerta Mustafa, Bujar Krasniqi, Fatgzim Latifi, Florim Isufi, Gëzim Qerimi, Ilir Mazreku, Mentor Sopjani, Naser Kabashi, Naser Zabeli, Ramadan Sopi, Rifat Krasniqi, Sali Aliu, Selim Bezeraj, Skender Muji, Vjosa Hamiti, shkruan Demokracia.com.

Këtë pozitë e synonte dhe e mori mbështetësi i Vetëvendosjes, Rifat Krasniqi, i cili është asistent në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Rifat Krasniqi.

Krasniqi ka qenë edhe anëtar i Senatit të Universitetit nga Parlamenti Studentor.

Ai është edhe anëtar i Këshillit të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në UP, që nga 1 tetori 2020.

Ish-përfaqësuesi i studentëve, tash asistent, njihet edhe për përkrahjen e madhe që i bënë Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai shpesh poston fotografi me kryeministrin Albin Kurti, shkruan Demokracia.com.

Sipas burimeve të Demokracia.com, ai ka afërsi edhe me familjen e bashkëshortit të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.

Për kapjen e UP-së nga Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar edhe Rron Gjinovci.

Gjinovci thotë se përveç Bezerajt, anëtar tjetër u zgjodh edhe anëtari i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, Rifat Krasniqi.

“Me ma së shumti vota të mbledhuna në Senat të UP-së, plagjiatori Selim Bezeraj me 23 vota zgjedhet anëtar i Këshillit Drejtues. I dyti mbas tij me 20 vota, anëtari i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, i njohuri nga skeçi i stupcave Rifat Krasniqi”.

Ai përmes një shkrimi në Facebook e ka uruar kryeministrin Kurtin për fillimin e kapjes së institucioneve arsimore.

Gjinovci nuk la pa përmendur edhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, të cilës i uroi përparim në Arsimin e Lartë.

“Urime organizatës së VV-së në universitet SKV-së e cila në koalicion me organizatën e Arian Janovës patën 7 senatorë studentë! Urime Ministres Nagavci këtë përparim në Arsimin e Lartë! Urime Kryeministrit fillimin e kapjes së institucioneve arsimore!

Urime organizatave të shoqnisë civile dhe aktivistave vazhdimin e luftës së vjetër me kundërshtarët e ri!  Përprara!”, shkroi Gjinovci. /Demokracia.com/

Të ngjashme