Sport
Kapiteni i Llapit tallet keq me Ballkanin dhe Bledi Shkëmbin
Demokracia
21:09 | 09 Shkurt 2021

Share:

Llapi i ka shkaktuar sot një disfatë të rëndë skuadrës së Ballkanit duke e eliminuar nga Kupa e Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Llapjanët u kualifikuan në çerekfinale pasi triumfuan pas ekzekutimit të penalltive.

Kjo humbje nuk është pritur mirë në ekipin e Ballkanit, derisa trajneri i tij, Bledi Shkëmbi akuzoi Llapin se kishte lejuar shumë tifozë të futën në stadium përkundër që një gjë e tillë ishte e ndaluar për shkak të masave anti COVID.

Kjo ngjalli disa reagime, derisa më epike duket të jetë ajo e kapitenit të Llapit, Benjamin Emini i cili postoi një foto të tij afër bankinës së Ballkanit e ku shihej i tërë stafi teknik me sy nga ai.

“Shumë shikues në një foto”, ka shkruar Emini, mesazh ky që shkon drejtpërdrejt për Shkëmbin i cili gjithashtu shihet në foton e postuar nga Emini. /Demokracia.com  

Të ngjashme