Sport
Kapiteni i Dritës, Limani: Do të tentojmë të mos shkaktojmë faulla afër zonës, kemi shumë “armë” kundër Gjilanit
Demokracia
11:08 | 22 Nëntor 2021

Share:

Superliga e Kosovës në futboll nuk humbet kohë dhe kësisoj ndeshjet e xhiros së 15-të do të zhvillohet në mesjavë.

Në kuadër të kësaj jave spikat derbi më i madh në Kosovë, Gjilani – Drita, i cili do të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.

Kapiteni i Dritës ka qenë i ftuar në emisionin “Kampionët” në Kanal 10 ku ka folur edhe për derbin më të zjarrtë.

Sipas Limanit, skuadra e Dritës është gati që t’i përdorë të gjitha armët për t’ju kthyer fitoreve në derbin lokal.

“Inatet janë shtuar nga derbi i kaluar pasi që kemi humbur. Ne gjithqysh do të tentojmë ta rikthejmë fitoren, sepse përveç që i merr tri pikë është edhe çështje krenarie në qytet. Në derbin e kaluar në momentin tonë më të mira erdhi në shprehje mjeshtëria e Prognit i cili realizoi nga gjuajtja e lirë. Në ndeshjen e të mërkurës do të tentojmë që mos të shkaktojmë faulla të tillë sepse rreziku kryesor i Gjilanit vjen nga ndërprerjet, por ne kemi shumë armë të cilat do t’i shfrytëzojmë ndaj tyre”, tha Limani. /Demokracia.com

Të ngjashme